Një grua e ka raportuar në polici një person, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikike ndaj saj, viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është dërguar në strehimore.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari pasi është paraqitur në stacionin policor, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur në komunën e Malishevës.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar vazhdimisht dhunë psikike ndaj saj. Viktimës për shkak të shqetësimeve i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pasi është paraqitur në stacionin policor, është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.