Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, është gjuajtur në fytyrë me telefon teksa ishte në një koncert në New York City të dielën. Kantautorja 33-vjeçare po performon në një koncert të dielën, në turneun e saj “Best F’n Night Of My Life”, ajo u sulmua gjatë momentit që po bënte shqiponjën me duar.
Pas një momenti tronditjeje, këngëtarja e nominuar për Grammy ra në gjunjë me kokën e ulur.
Një numër i fansave të Rexhës shkruan në Twitter për të reaguar ndaj sulmit të pakuptimtë ndaj yllit të popit.
Bebe Rexha plagoset në skenë pasi një fans i hodhi telefonin. pic.twitter.com/jaZ2cigtJy
— Pop Crave (@PopCrave) 19 qershor 2023
“Bebe është fjalë për fjalë një nga njerëzit më të ëmbël dhe pa problem në industrinë e muzikës, ajo nuk e meriton këtë… disa prej jush me të vërtetë duhet ta lini të qetë” shkroi një fans.
Një tjetër fans i këngëtares shkroi, “Absolutisht një shfaqje e mrekullueshme nga një fans që i hodhi telefonit, shpresojmë që ajo të jetë mirë pas kësaj.’
Nëna e Bebe Rexhës zbuloi se asaj iu desh të bënte tri qepje pasi dikush nga audienca i hodhi një telefon në fytyrë gjatë koncertit të saj.