70-vjetori i Institutit Albanologjik, Kurti: Ndriçim i së tashmes nga e kaluara

Instituti Albanologjik ka organizuar një Akademi solemne për të festuar 70-vjetorin e themelimit të tij, me pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka vlerësuare rëndësinë e Institutit në lidhje me fatet e popullit shqiptar dhe ndikimin e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në akademinë solemne për 70-vjetorin e Institutit Albanologjik

Në datën e 19 qershorit, Instituti Albanologjik ka organizuar i një akademi solemne për të festuar 70-vjetorin e themelimit të tij.

Manifestimi, i cili ka një rëndësi të veçantë për studiuesit dhe akademikët e kulturës shqiptare, po zhvillohet në mesin e miqve, kolegëve dhe përfaqësuesve të shquar të shoqërisë shqiptare, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti gjatë fjalimit të tij ka theksuar se Instituti ka qenë i lidhur ngushtë me fatet e popullit shqiptar dhe ka përjetuar vështirësi dhe pengesa gjatë historisë së tij, duke u përmendur situata ku shqiptarët në ish-Jugosllavi mund të fitonin disa të drejta, por më pas mund të arrestoheshin.

“70 vjet të këtij institucioni janë shumë më shumë sesa të atyre Evropian. Jeta dhe veprimtaria e institutit ishte e lidhur ngushtë me fatet e popullit shqiptarë. Shqiptari në ish-Jugosllavi mund të fitonte ndonjë të drejtë, por të nesërmen mund të arrestohej, ngjashëm ndodhi edhe më institutin Albanologjikë. Të merresh me të kaluarën do të thotë të hedhesh dritë në të tashmen dhe ky institut bëri ashtu”, ka deklaruar Kurti.

Për ta shënuar këtë përvjetor, javën tjetër do të mbahet një konferencë shkencore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në akademinë solemne për 70-vjetorin e Institutit Albanologjik

Konferenca shkencore, “Albanologjia dje, sot dhe nesër” do të mbahet më 19, 20 dhe 21 qershor 2023, në objektin e Institutit Albanologjik në Prishtinë (IAP).

Më poshtë keni intron e dokumentarit të realizuar nga RTV Dukagjini, në nder të 70-vjetorit të themelimit të Institutit Albanologjik.

Ditët në vijim, dokumentarin e plotë mund ta ndiqni në të gjitha kanalet zyrtare të RTV Dukagjinit.

IAP është themeluar më 1 qershor 1953. Në fillim i kishte katër punonjës dhe një numër bashkëpunëtorësh të jashtëm. Pas një periudhe relativisht të shkurtër, me vendim të organeve shtetërore u mbyll (25 dhjetor 1955), për t’u rihapur  më 28 shkurt 1967. Puna në këtë institucion nuk u ndërpre as pas marrjes me dhunë të objektit më 8 mars 1994 nga organet e atëhershme pushtuese serbe.

Aktualisht, Instituti ka 34 punëtorë shkencorë dhe 15 administrativë-teknikë.

Veprimtaria botuese e Institutit përfshin botimet e rregullta dhe ato të veçanta.

Botimet e rregullta që janë organe të përhershme të Institutit, janë revistat: “Gjurmime albanologjike”, e cila botohet në tri seri (Seria e shkencave filologjike, folklor dhe etnologji, seria e shkencave historike), dhe “Gjuha shqipe”.

Shija e redaktorit

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

Të fundit nga rubrika