Rama – Kurtit: Dil nga guaca e vetizolimit dhe mos e humb veriun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur shqetësimin e tij se tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë në rritje dhe i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të veprojë për të parandaluar një situatë të rëndë me pasoja negative për të dyja vendet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur shqetësimin e tij se tensionet mes Serbisë dhe Kosovës po rriten, dhe ka theksuar se është në interesin e të dyja vendeve që situata të stabilizohet dhe të mos ndodhë një rikthim prapa.

Rama ka theksuar se nëse tensioni vazhdon të rritet, ka rrezik që Serbia të përpiqet të izolohet dhe të kthehet në një kohë të errët. Ai ka thënë se në këtë rast, Kosova mund të humbasë shumë, pasi sipas tij, kjo situatë mund të rikthejë KFOR-in në krye të punës.

“Nga ana tjetër, nëse deeskalimi nuk ndodh, e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u riizoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFOR-in në krye të punës”, ka deklaruar Rama.

“Albin dil nga guaca e vetizolimit dhe mos e humb v,eriun duke parë kudo armiq e tradhtarë! Koha është tani dhe po fluturon.” – i ka bërë thirrje Rama kryeministrit Albin Kurti.

Po ashtu, Rama ka bërë thirrje për lirimin e tre policëve kosovarë që janë kidnapuar nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

Ai ka thënë se sa më gjatë të mbahen në Serbi policët kosovarë, aq më pak do të jetë e mundur të ketë marrëdhënie bilaterale mes Shqipërisë e Serbisë.

“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa”, ka shkruar shkruar Rama në Twitter.

Kryeministri Rama ka theksuar se “do të rikthehet akulli mes dy vendeve, nëse policët nuk lirohen”.

Situata mes Kosovës dhe Serbisë është përkeqësuar më 14 qershor, pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës.

Serbia ka thënë se ata “u arrestuan thellë brenda territorit të saj”, por Kosova ka njoftuar se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policorë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se “arrestimi i tyre dhe mbajtja në paraburgim nën akuza të pabaza kanë përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika