Vendosen gurthemelet e një çerdheje dhe një shkolle fillore në Podujevë

FOTO: ZKM

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ishte i pranishëm në qytetin e Podujevës për vënien e gurthemelit të Shkollës Fillore në fshatin Dumosh, si dhe në vënien e gurthemelit të çerdhes në qytetin e Podujevës.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në Dumosh të Podujevës, kryeministri Kurti me kryetarin Shpejtim Bulliqi, drejtorin e shkollës dhe nënën e dëshmorit, Ali Ajeti, zonjën Vahide, bashkë vunë gurthemelin e shkollës në vlerë prej 560 mijë euro, financim ky i mundësuar nga buxheti komunal.

“Kjo shkollë ka kapacitet për 170 nxënës dhe do të përfshijë 8 dhoma mësimi. Po ashtu, qyteti i Podujevës do të bëhet edhe me një çerdhe të re me investim afër 700 mijë euro, gurthemelin e së cilës e vendosi kryeministri Kurti. Me këtë rast, ai njoftoi se objekti i çerdhes me sipërfaqe 1400 metra katrorë është i destinuar për 150 fëmijë. Në këtë ambient, fëmijët do të zotërojnë 7 dhoma për qëndrim, 3 dhoma të gjumit për fëmijë, hapësirën për shumë qëllime, kuzhinën, trapezarinë, dhomën e mjekut, dhomën e psikologut, administratën, si dhe hapësira teknike. Për këtë çerdhe, sipas kryeministrit, do të punësohen 15 edukatore dhe 5 persona staf administrative”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

FOTO:ZKM

Tutje, kryeministri tregoi se çerdhe si kjo janë ndërtuar edhe katër të reja në vitin 2021/2022, përderisa në implementim janë edhe 14 çerdhe të reja në Kosovë e 5 adaptime, ndërkaq në planifikim edhe 17 çerdhe të tjera e 5 adaptime të shkollave në kopshte.

“Brenda dy vjetëve e kemi shtuar buxhetin e shtetit për arsim për 26%, kemi rritur shumë numrin e bursave edhe për nxënës të komuniteteve, edhe për studentë, në veçanti për vajza, për ato që studiojnë në degët STEM, pra shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Kemi pasur mbi 1300 bursa për vitin shkollor 2021/2022 e në këtë vit i kemi shtuar edhe 2 mijë bursa të tjera me dy milionë euro”, ka shtuar tutje ai.

Në fund duke i uruar të gjithë për këto investime, kryeministri falënderoi kryetarin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e në veçanti, punëtorët të cilët do t’i ndërtojnë këto objekte arsimi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika