Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës Seksuale në Konflikt e ka risjellë fjalimin e Vasfije Krasniqit, duke thënë se si ajo edhe shumë të tjerë, dhimbjen e traumën e kanë shndërruar në veprim.
Ajo është shprehur se në këtë ditë nderohen të gjithë burrat dhe gratë që kanë përjetuar krime, të paimagjinueshme nën regjimin gjenocidal të Millosheviqit.
“Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt në nderojmë gratë dhe burrat që përjetuan krime të paimagjinueshme nën regjimin gjenocidal të Millosheviqit. Kjo është historia e Vasfije Krasniqit dhe e shumë të tjerëve, të cilët dhimbjen dhe traumën e tyre e kanë shndërruar në veprim”, ka shkruar Osmani në Twitter.
On the Int’l Day for the Elimination of Sexual Violence in Conflict, we pay tribute to the women & men who endured unimaginable crimes under Milosevic’s genocidal regime.
That is the story of Vasfije Krasniqi and many others, who have turned their pain and trauma into action. pic.twitter.com/fWioswV7Ke
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 19, 2023
Ndryshe sot “Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës”, (QKRMT) ka përsëritur kërkesën që të mos kufizohet afati për verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale.
Në tryezën “E drejta për njohje: Ndikimi i mungesës ligjore dhe afatizimit të aplikimit në procesin e njohjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, organizatat e licensuara kanë folur për shqetësimet e të mbijetuarve dhe stigmën me të cilën po ballafaqohen.
Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti, tha se nuk duhet të kufizohet afati për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi dhe se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi pasi Serbia i përdori si armë gjatë luftës 1998-99.
Kurti për viktimat e dhunës seksuale: Serbia i përdori si armë gjatë luftës