Hatixhe Latifi-Pupovci, ligjëruese në Fakultetin e Mjekësisë, njëkohësisht edhe bashkëshortja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, është sulmuar në vendin e punës mesditën e së martës.
Përmes një postimi në Facebook, Latifi-Pupovci ka thënë se pret që sulmuesi, dr. Arsim Gashi, ta marrë dënimin e merituar.
Ajo ka konfirmuar pretendimet se sulmi kishte ardhur si rrjedhojë e pakënaqësisë së një studenti mbi një vlerësim të sajin.
Duket se ky nuk është i vetmi rast i sulmuesit.
Dr. Arsim Gashi, gjinekolog, ishte larguar përkohësisht nga puna për shkak të papërgjegjësisë së vazhdueshme në ushtrimin e detyrës, shkeljes së normave të punës, si dhe kërcënimit direkt, serioz që i kishte bërë drejtorit të Qendrës në Prishtinë z. Rrezart Halili. Këtë kërcënim, Halili e kishte deklaruar në polici.
Që nga viti 2008, Hatixhe Latifi-Pupovci është trajnere në Qendrën për Përsosmëri në Mësimdhënie në Universitetin e Prishtinës.