Abdixhiku pret në takim delagacionin austriak, diskutojnë për situatën politike në vend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim delegacionin austriak, grupin parlamentar të Miqësisë Austri-Kosovë

Pamje nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim delegacionin austriak, grupin parlamentar të Miqësisë Austri-Kosovë, gjatë kësaj të hëne.

Përmes një njoftimi të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), thuhet se në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale politike në vend me theks të veçantë çështjen e sigurisë.

“Po ashtu në takim u vlerësuan raportet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve. Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen të cilën Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave. Po ashtu ai kërkoi mbështetje në proceset integruese si dhe lobim për njohje të reja për Kosovën”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Tutje në njoftim thuhet se palët janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit si dhe shkëmbimin e praktikave parlamentare.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika