Për t’i ulur ballë për ballë rreth kësaj tavoline kryeministrin kosovar Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, po bëhet gjithnjë e më vështirë për Bashkimin Evropian.
Liderët e dy vendeve, nuk i kanë kthyer përgjigje ftesës së Pëfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në atë që e Brukseli e quan takim.
Pasi e konsideroi të çuditshem javën e kaluar, kryesministri Albin Kurti, ka folur gjatë së hënës sërish për ftesën, dhe mundësinë që të ketë një përgjigje për të.
Kurti tha se për këtë do të vendosë, pasi që ambasadori i Kosovës në Serbi, të njoftohet me gjendjen e policëve të rrëmbyer nga Serbia javën e kaluar.
Albin Kurti, kryeministri i Kosovës ka thënë se “Unë e kamë kërkuar takimin për javën që shkoj por më është thënë se duhet të deeskalohet gjendja dhe më pas kishim kindapimin e tre policëve në Leposavic. Eskalimi u shtua dhe vetëm më pas unë u ftova për një takim të radhës në Bruskel, s’jam shumë I sigurt a është ftuar me 22 apo 23 qershor, sido që të jetë, unë do të pres viziten e Jetish Jasharit në burg në Kralev dhe vetëm më pas kur ti kem të dhenat nga kjo vizit e tre policëve tanë që po mbahen peng do ta marr vendimin dhe do ta jap njoftimin për këtë”.
Por, kushtëzimet nuk janë mirëpritur nga Brukseli zyrtar.
Zëdhënësi Peter Stano, konfirmoi se nuk kanë arritur të caktojnë datën për takim dhe se e tëra që kanë dëgjuar, kanë qenë siç ju referua ai ‘deklarata jo-konstruktive”.
Por sipas Stanos, pritjet e Bashkimit Evropian janë që takimi të zhvilloeht, pa parakushte.
Peter Stano ka thënë se “Ftesa nga Borrell, është një mundësi e mirë për të dy, si për kryeëin Kurti dhe presidentin Vuçiq, që të tregojnë se mund të jenë konstruktiv pas të gjithash. Kjo nuk është vetëm për të kënaqur Brukselin, kjo është për të ardhmen evropiane të njerëzve në Kosovë e Serbi, dhe mungesa e veprimeve do të hetë pashmangshëm pasoja tek qytetarët, si në Kosovë edhe në Serbi. Dhe kjo, është krejtësisht përgjegjësi e dy liderëve, presidentit Vuçiq dhe kryeëit Kurti. Nuk është përgjegjësi e askujt tjetër”.
Veprimet, ose mos-veprimet e dy liderëve, sipas Stanos, do të ndiqen me vëmendje nga Bashkimi Evropian dhe do të reflektohen në ngjarje të rëndësishmme siç është mbledhja e Këshillit të Ëave të Jashtëm të BE-së, që mbahet të hënën e ardhshme.
Një ditë më herët, edhe Vuçiq tha se nuk dëshiron të takohet me Kurtin, por tha që për këtë do të vendos ndërkohë e për çka do të informojë opinionin.
Ftesa për takim nga Brukseli, vjen pas rrëmbimit të tre policëve kosovarë brenda territorit të shtetit tonë, të cilët janë duke u mbajtur në paraburgim për 30 ditë.