Analisti, Ismail Tasholli, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se partia që po udhëheq me qeverinë, Lëvizja Vetëvendosje (VV), i ka “trullu” përkrahësit e tyre dhe gjithashtu i ka bërë qesharak.
Kjo po ndodhë, pasi pushteti është duke i ndryshuar qëndrimet shumë shpejtë, sipas Tashollit.
“Ky pushet i ka ‘trullu’ përkrahësit e vetë… problemi i përkrahësve të pushtetit është sepse ndryshimi i qëndrimeve në kohëzgjatje minutëshe po i bën qesharak… Do të thotë nuk e kanë të lehtë, e kanë vështirë. Duhet të kemi kujdes të mos iu përngjajmë kojshive me budallallëkun e tyre. Me shkua e me than që Amerikën e kemi kundër, Evropën e kemi kundër, e Rusinë, e kemi kundër, e kemi Kinën kundër…”, ka thënë Tasholli.