Kosova natën e së hënës humbi me rezultat 2:1 kundër Bjellorusisë në ndeshjen për kualifikim në “EURO 2024”.
Alian Giresse selektori i Kombëtares së Kosovës, pas ndeshjes kundër Bjellorusisë tha që i duhet kohë për të analizuar situatën, por i njejti nuk përmendi nëse do të jap dorëheqje.
Federata e Futbollit të Kosovës sot pritet të mblidhet dhe të vendoset për të ardhmen e trajnerit francez me Kombëtaren e Kosovës.
Kosova ka luajtur 4 ndeshje për kualifikimet në “EURO 2024” dhe ka mbledhur 3 pikë, me 3 barazime dhe një humbje. Momentalisht Kosova mban pozitën e pestë në kuadër të grupit I.
Kosova në ndeshjet e kualifikimit për “EURO 2024” barazoi fillimisht me Izraelin, pastaj me Andoren. Në këto dy ndeshje rezultati ishte 1:1. Kurse ndeshja Kosovë – Rumani u mbyll pa gola. Në këto katër ndeshje Kosova ka shenuar 3 gola dhe ka pësuar katër. Goli i parë që shkon në favor të Kosovës këto kualifikime ishte autogol i Eli Dasas në ndeshjen me Izraelin. Kurse dy golat tjerë i kanë shenuar Edon Zhegrova (kundër Andorres), dhe Vedat Muriqi (kundër Bjellorusisë).