Politikani serb, Balsa Bozhoviq, e ka kritikuar ashpër presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për politikat e tij, të cilat i ka cilësuar popullsitë. Sipas Bozhoviqit, Vuçiq i rrezikon të gjitha shtetet në Ballkanin Perëndimor.
Tutje, ai tha se në veri të Kosovës nuk po rrezikohen qytetarët, por vetëm bandat kriminale.
Bozhoviq theksoi se në atë pjesë janë tre persona, të cilët kanë përkrahje nga shteti i Serbisë.
“Popullizmi i Vuçiqit i rrezikon të gjitha republikat rreth Kosovës…. Nëse unë nuk pajtohem me Vuçiqin, unë jam tradhtar, nuk e shoh problemin e veriut që rrezikohen qytetarët serbë, atje janë të rrezikuar mafia në veri. Ekzistojnë tre persona që udhëheqin bizneset, ata kanë përkrahje institucionale të Serbisë dhe të gjitha shërbimet e sigurisë. Kur ata rrezikohen, vjen Rakiqi thotë janë sulmuar qytetarët. Ky është popullizëm i rrezikshëm, rrezikon Kosovën dhe Malin e Zi”, tha ai.
Ai tha se për dallim nga Serbia, nuk sheh se Kosova tenton t’i marrë ndonjë shteti diçka.
“Çdo politikë e sovranitetit në Ballkan e rrezikon politikën e Vuçiqit, ai thotë se angazhohet për integritetin territorial të Malit të Zi edhe të Bosnjes. Ai mendon se popujt janë sovran, por jo shteti, ky është koncepti që sjell lufta. Nuk shoh ambicie të Kosovës që dikujt diçka t’i marrë, p.sh Preshevën. Në këtë politikë nuk e shoh këtë nacionalizëm”, ka thënë ai.