Kadrijaj thotë se sigurimi shëndetësor, dinjiteti në punë dhe mosrespektimi i kontratave po shtyn qytetarët të largohen

“Qytetari nuk po largohet nga Kosova për turizëm apo rekreacion, por për një jetë më të mirë”, ka thënë ekonomisti, Mustafë Kadrijaj

Sigurimi shëndetësor, dinjiteti në punë dhe mosrespektimi i kontratave në punë, sipas ekonomistit Mustafë Kadrijaj, po shton gatishmërinë e largimit të qytetarëve nga vendi.

Në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për uljen apo ngritjen e numrit të të punësuarve në Kosovë, Kadrijaj ka thënë se “qytetari nuk po largohet nga Kosova për turizëm apo rekreacion, por për një jetë më të mirë”.

“Kjo gatishmëri e largimit, ndoshta nuk është te paga fikse, por më shumë është te pjesa e sigurimit shëndetësor, dinjitetit në punë dhe mosrespektimi i kontratave në punë, këtu është ajo pakënaqësia që ka shpërthyer te qytetarët dhe fuqia punëtore që në këtë drejtim fajtorë janë edhe qeveritë e kaluara, por edhe kjo qeveri”.

Ai vlerëson se ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë dy gabime.

“Raporti i Trustit është më objektivi. Ministri Murati ka bërë dy gabime, njëri që nuk e ka pranuar një raport i institucionit siç është Trusti dhe kë rënë ndesh me vetveten që qëllimi i institucionit është t’i formalizojë të punësuarit”.

“Në këtë drejtim vlerësoj që është një lëshim nga ana e ministrit, por nga ana tjetër vlerësoj që është për t’u shqetësuar raporti i Trustit, sepse gjithë ajo atmosferë e krijuar në terren shihet se gatishmëria për t’u larguar nga vendi është jashtëzakonisht i madh, është një lajm i zi për ekonominë dhe njerëzit që kërkojnë punë, është një grumbullim i pakënaqësive të qytetarëve”, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika