Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar se ka realizuar një bisedë telefonike me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, me të cilët, ka diskutuar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Ai ka potencuar se është e rëndësishme që Serbia t’i lirojë menjëherë policët e kidnapuar nga forcat serbe.
“Kam komunikuar me ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë. Përsërita thirrjen time për deeskalim urgjent në komunat veriore të Kosovës. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Serbia t’u japë qasje të menjëhershme dhe t’i lirojë oficerët e ndaluar”, ka thënë ai.
Në një postim në Twitter, Osmani njëherit kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka thënë se është thelbësore që palët të punojnë drejt paqes, teksa thekson gatishmërinë e OSBE-së që të ndihmojë sipas kërkesës.
“Theksova gjithashtu nevojën që të dyja palët t’i përmbahen Udhërrëfyesit të Komunitetit Ndërkombëtar për depërshkallëzimin, duke kujtuar se NATO/KFOR ka për detyrë të ofrojë një mjedis të sigurt në komunat veriore”, shkroi ai.
As 🇲🇰 FM & @OSCECiO, I communicated with FMs of #Serbia & #Kosovo.
👉 Reiterated my call for urgent de-escalation in northern municipalities of Kosovo ➡️ It is crucially important that Serbia grants immediate access to and release the detained officers.(1/3)— Bujar Osmani (@Bujar_O) June 20, 2023