Gjatë ditës së sotme në ambientet e zyrave të Uefa-s, në Nyon të Zvicrës është mbajtur shorti për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, aty ku merrte pjesë edhe kampioni i Kosovës, FC Ballkani.
Skuadra nga Suhareka u shortua me Ludogertsin e Bullgarisë, një short jo i lehtë për ekipin nga Kosova.
Ludogeretsi është kampion i Bullgarisë për 12 sezone radhazi dhe ka marrë pjesë dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ndërkohë suksesi më i madh i kësaj skuadre ishte në sezonin 2013-2014, kur arriti të kualifikohet në top 16 skuadrat më të mira në Ligen e Evropës.
Ndeshjet e këtij raundi që janë me sistem vajtje-ardhje do të zhvillohen më 11/12 dhe 18/19 korrik.