Dy deputetë të Kuvendit të Serbisë, Miroslav Aleksiq dhe Aleksandar Jovanoviq, këtë të martë e kanë vizituar Zveçanin, me qëllim solidarizimin me protestuesit atje.
Por, jo të gjithë protestuesve i pëlqeu kjo vizitë. Disa nga ta e shprehën zemërimin e tyre karshi deputetëve të Serbisë. Siç raportojnë mediat serbe, ata i kanë akuzuar deputetët se ardhjen në Zveçan e kanë bërë për poena politikë, raporton mediumi serb Kossev.
Të njëjtët i kritikuan deputetët për sjelljen e tyre të keqe, siç thanë ata, në kohën kur “ishin pushtet”, por edhe se në këtë moment vetë qytetarët “nuk kanë nevojë për asnjë parti politike” dhe se “nuk duan mbështetje nga askush”.
Grupica okupljenih građana u Zvečanu verbalno je napala poslanike Skupštine RS @MiikiAleksic @zaopstanak @StrankaNarodna @CutaJovanovic pic.twitter.com/eL9Pd7PQjb
— KoSSev/Kosovo Sever portal (@KoSSevnews) June 20, 2023