Escobar për situatën në veri: Tensionet kanë potencial të shndërrohen në konflikt rajonal

Emisari amerikan, Gabriel Escobar ka thënë se tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë potencial të shndërrohen në konflikt rajonal. Ndërsa për takimin e paralajmëruar në mes të dy palëve në Bruksel, ai ka theksuar se pavarësisht deklaratave të liderëve, ky takim do të mbahet

I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është shprehur i shqetësuar për situatën aktuale në terren në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Emisari amerikan në një debat të zhvilluar nga Këshilli i Atlantikut në Washington, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë se kjo situatë ka potencial të shndërrohet në konflikt rajonal teksa ka shprehur mbështetjen e tij për përpjekjet e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

“Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë potencial të shndërrohen në konflikt rajonal. Si mbështetësi më i madh i Kosovës që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian do të thotë që jemi shumë aktiv dhe ulemi në tavolinë për tu përqendruar në dialog, punojmë me shumë zell për të arritur aspiratat”, ka thënë Escobar

Ndërsa në lidhje me tre policët e kidnapuar nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, Escobar ka thënë se “Dëshiroj që lirimi i tyre të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, pa marrë parasysh a janë kidnapuar brenda territorit të Kosovës apo arrestuar brenda territorit të Serbisë”.

Ndërsa në lidhje me zgjedhjet në veri, ai ka thënë se ka pasur mbështetje nga ana e ShBA-së për kryetarët e zgjedhur, por se qeveria e Kosovës nuk mund t’i marrë me forcë ndërtesat komunale.

“Ne i kemi mbështetur të kryetarët e zgjedhur por qeveria nuk mund ti marrë me forcë ato ndërtesa e kam thënë edhe më herët edhe tash. Ne kemi thënë që të mos ndizen situatat veçse delikate dhe kishte këmbëngulje duke përdorur forcën për të futur kryetarët e rinj në ndërtesa. Jam në Qeverinë amerikane që kur kam qenë 19 vjeç, kam parë shumë Qeveri amerikane që janë larguar nga ndërtesat për shkak të vërshimeve, zjarreve, uraganeve, COVID-it, por edhe protestave dhe nuk kam parë që dikush ka vënë në pikëpyetje autoritetin e Qeverisë amerikane, ka thënë Escobar.

Në lidhje me takimin në mes të dy palëve në Bruksel, Escobar ka thënë se do të mbahet pavarësisht deklaratave të liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse do të refuzohej do të kishte pasoja serioze dhe negative. Ky takim do të mbahet shumë shpejt, do të fokusohet vetëm në menaxhimin e krizës aktuale”.

Ndryshe, tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji. Atë ditë, serbët nisën protestat kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.

Që atëherë, serbët lokalë kanë protestuar në veri, duke kundërshtuar kryetarët që u zgjodhën më 23 prill – zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Më 29 maj, protestat u përshkallëzuan në dhunë, me serbët që u përleshën në Zveçan me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Më 14 qershor, raportet u tensionuan edhe më shumë, pasi tre policë të Kosovës u kidnapuan nga forcat serbe.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika