Kurti për policët e kidnapuar: Ishin duke ngrënë drekë kur 15 persona i rrëmbyen

Në një konferencë për media, kreu i ekzekutivit kosovar Kurti ka deklaruar se policët kishin deklaruar se ishin në tryezën e improvizuar të ngrënies kur rreth 15 persona i kishin rrëmbyer. Ai ka përsëritur kërkesën e tij për lirim të menjëhershëm të tre policëve të kidnapuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se shefi i zyrës ndërlidhëse, Jetish Jashari ka vizituar veçmas policët e kidnapuar të Policisë së Kosovës nga forcat policore serbe. Siç ka deklaruar Kurti, rrëfimet e tyre ishin identike.

Në një konferencë për media, Kurti ka deklaruar se policët kishin deklaruar se ishin në tryezën e improvizuar të ngrënies kur rreth 15 persona i kishin rrëmbyer.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me zyrën ndërlidhëse, me shefin e zyrës, me ambasadorin Jetish Jashari… Ambasadori Jashari sot i ka vizituar tre policët që po mbahen peng nga Serbia, i ka vizituar ndaras, njërin pas tjetrit. Përshkrimi se si janë rrëmbyer i policëve është i njëjtë. Janë tre rrëfime ndaras, identike. Ata kanë qenë duke ngrënë drekë, së bashku,  kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar, rrëmbyer”, ka deklaruar ai.

Kurti ka theksuar se vendi ku ndodhej tryeza e ngrënies ishte rreth 7 metra larg veturës së Policisë së Kosovës.

Tutje, Kurti ka deklaruar se rrëmbimi i policëve ishte zhvilluar me plan gjersa ka ritheksuar se bëhet fjalë për një rrëmbim brenda territorit të Republikës së Kosovës.

“Rrëmbimi është zhvilluar me plan, me njerëz të armatosur që i përkasin dy inormacioneve, atij të njësitit special antiterrorist dhe të formacionit të njësive ushtarake speciale që njihen me emrin “KOBRA”. Ata që pretendojnë që policët janë arrestuar në Serbi duhet të shpjegojnë se si lidhset e tyre të plastikës, si pranga kanë qenë pikërisht në vendin ku kemi njoftuar në konferencën e 15 qershorit…”, ka thënë Kurti.

Ai ka përsëritur kërkesën e tij për lirim të menjëhershëm të tre policëve të kidnapuar gjersa kërkoi edhe nga faktorët ndërkombëtar të dënojnë këtë veprim nga e Serbisë.

Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar në zonën kufitare në veri të Kosovës, ka njoftuar Policia e Kosovës, më 14 qershor.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika