Deri në orët e pasditës të kësaj së marte, Dheu i Bardhë ishte pika e vetme më e madhe kuftiare që kosovaret do të mund të përdornin për të kaluar drejt Serbisë e për të kaluar edhe në tranzit.
Dheu i Bardhë, është një në të paktat pika që nuk u bllokua nga protestuesirt serb për qarkullim.
Këtë 20 qershor, gjendja fare pak dallonte nga ditët e tjera ndonëse thirrjet u bënë që kjo të jetë një nga pikat referente për t’u përdorur nga bashkatëdhetarët dhe ata që ja mësyjn Evropës.
Ata që dëgjuan këtë thirrje, thanë për televizionin Dukagjini se për problemin mësuan nga mediat derisa thonë se bënë rrugë më të gjatë për të hyrë në Kosovë.
Hysen Tejeci, bashkatëdhetar ka thënë se “Hera e parë që erdha këndej gjithë ka Merdardi i kemi ra nuk patëm problem rrugës, dy orë më shumë bëmë rrugë”.
Taib Salihu, bashkatëdhetar ka thënë se “E njëjtë është situate nuk ka kolona, nuk pat naj ndryshim, po kom degju që jonë të bllokume dhe e kemi përdor këtë pikë, s’patë kolona”.
E ata që erdhen nga Lugina, thanë se nuk patën problem gjatë kalimit të kufirit.
Mehmet Salihu ka thënë se“Probleme nuk pat rrugës sa erdhëm, unë jomë kanë deri në Vraj por s’patëm problem rrugës”.
Sabedin Limani ka thënë se “Nuk patë kolonë, në rregull ke , s’patë problem”.
Për dallim nga veturat edhe në këtë pikë kufitare po zbatohet vendimi i Qeverisë së Kosovës e cila pas kidnapimit të tre policëve nga Serbia, vendosi që të ndaloj hyrjen e kamionëve me mallra serbe në Kosovë.
Disa nga to gjatë ditës u kthyen mbrapa në këtë pikë kufitare.
Pika tjetër në rajonin e anamoravës që lidhë Kosovën me Serbinë është edhe Mutivoda
Për dallim nga Dheu i Bardhë në këtë pikë, fluksi I automjetëve ishte dukshem më I vogël.
Tensionet në veri të vendit, pastaj kidnapimi I tre policëve nga Sebia dhe vendimi I ardhur më 14 qershior nga Qeveria e Kosovës për bllokim të hyrjeve të kamionëve me mallra serbe ka bërë që serbet të rebeloheshin dhe të bllokojnë për disa orë afërshit e tri pikat kufitare, Jarin, Merdar e Bernjakë.