Lajçak takon nënsekretaren amerikane, ritheksojnë nevojën për deeskalim të situatës në veri

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka bërë të ditur se situata në veri të Kosovë ishte temë diskutimi në takimin me nënsekretaren e Shtetit amerikan për çështje politike, Victoria Nuland. Siç shkruan Lajçak, palët ranë dakord për rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm të situatës

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me nënsekretaren e Shtetit amerikan për çështje politike dhe diplomaten, Victoria Nuland.

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka bërë të ditur se situata në veri të Kosovë ishte temë diskutimi në takim dhe se palët ranë dakord për rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm të situatës.

“Pata një bisedë shumë të këndshme me @UnderSecStateP Victoria Nuland. Ndamë të njëjtin vlerësim për situatën në veri të Kosovës dhe për mënyrën e daljes nga ajo. Ramë dakord për rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Lajçak.

 

Ndryshe, tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji.

Atë ditë, serbët nisën protestat kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.

Që atëherë, serbët lokalë kanë protestuar në veri, duke kundërshtuar kryetarët që u zgjodhën më 23 prill – zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Më 29 maj, protestat u përshkallëzuan në dhunë, me serbët që u përleshën në Zveçan me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Më 14 qershor, raportet u tensionuan edhe më shumë, pasi tre policë të Kosovës u kidnapuan nga forcat serbe.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika