Haziri: LDK pati tri momente të vështira me partnerët amerikanë, nuk lëshoi pe

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se LDK-ja ka pasur tri momente të vështira në raport me partnerët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga të cilat nuk u zbraps. Për të njëjtat, siç thotë Haziri, pagoi edhe çmim.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, ai ka thënë se ndër to ishin refuzimi i Hashim Thaçit për tu bërë kryeministër në vitin 2005, dhjetë vendet e eleminuara komunitetit serb sipas Kushtetutës dhe jo vetëm.

“3 momente të vështira të LDK-së me partnerë amerikanë e nuk lëshoi pe, e që paguam si çmim. Momenti i parë është refuzimi i Hashim Thaçit për tu bërë kryeministër në vitin 2005 kur zoti Haradinaj shkoi në Hagë. Ne e kemi pasur kërkesë eksplicite dhe ekskluzive që me u rujt aleanca brenda por PDK-ja të marrë qeverinë, Thaçi në vendin e Haradinaj…sygjerim nga partnerët ndërkombëtar. Momenti i dytë dhe më i vështirë ne i kemi shkurtuar sipas Kushtetutës dhjetë vende të garantuara komunitetit serb të cilët i kanë pasur në dy mandate të garantuara dhe ofertat dhe këshillat e partnerëve kanë qenë atraktive për LDK-në. Por ne nuk kemi pranuar me vazhdu mandatin me dhjetë vende plus për atë komunitet si shpërblim në integrim. Dhe ne jemi cilësuar antiamerikan dhe antievropian me deklaratë të ambasadorit amerikan”, ka thënë Haziri.

Tutje, Haziri thotë se gjatë kohës së LDK-së në opoztë, LDK kishte qenë i vetmi subjekt që kishte refuzuar të takohej me Veselinoviq dhe Radojçiq.

‘Ne kemi qenë të ftuar të takohemi dhe të zgedhim problemin e këtyre vendeve dhe ne kemi thënë ‘Jo’…jemi të vetmit që kemi refuzuar të takohemi me ta në atë kohë. Kemi qenë opozitë, nuk kemi qenë në qeveri por vota jonë ka pasur 2/3 e peshës për të kaluar”, ka thënë ai.

Ai tha se LDK nuk pranoni të takohej me dikë të ndërlidhur me korrupsion.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika