Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherit, ish-kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se nuk ka ndonjë arsyje që të kandidojë në zgjedhejt e brendshme të LDK-së.
Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Haziri ka thënë se ka zgjedhur të jetë peng i fjalëve të tij të thëna në Kuvend gjersa theksoi se tashmë ka një pozitë në strukturën e LDK-së
“Unë kam kandiduar vetëm një herë. Nuk ka asnjë lloj rrethanë apo arsye që unë…në këtë lidership jam njeriu i dytë në strukturë se nunmrart nuk më interesojnë forte. Ti mundeshme qenë i pari por kur nuk ke ndikim, vendimet i merr dikush tjetër jashtë…jam nënkryetari i parë. S’kam asnjë lloj arsye të mendojë. Kam pranuar të jem peng i fjalëve të mija që kam thënë Kuvend…”, ka thënë ai.
Tutje, Haziri ka thënë se LDK po bëhet opsion qeverisës dhe vet subjekti, po punon në këtë drejtim.
“Zoti Abdixhiku po e kërkon një mandat të rregullt dhe ai mandat vjen pas përpjekjeve dy vjeçare me pa LDK-në brenda, për ta organizuar…ka punuar në program dhe jemi duke e bërë dallimin. Jemi duke u bërë opsion qeverisës në Kosovë dhe deri atëherë do bëjmë opsion me besim”, ka thënë ai.
Më 24 maj, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka shpallur zgjedhjet e saja të brendshme. Këtë e bëri të ditur kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, i cili tha se kryesia ka votuar në mënyrë unanime për mbajtjen e tyre.
Abdixhiku u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të LDK-së që nëse kanë ambicie për kryetar të partisë të garojnë gjersa theksoi se brenda LDK-së nuk ka mospajtime, dhe se partia është më e bashkuar se kurrë.