Ministri Murati ftohet për diskutim nga Komisioni për Buxhet

Duke filluar nga ora 10:00, ministri Murati është i ftuar në Komisionin për Buxhet të diskutojë rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin nr.KO190/19

Ministri Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është ftuar të mërkurën e 21 qershorit për të diskutuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se ata do të diskutojnë për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin nr.KO190/19.

Kjo mbledhje do të fillojë nga ora 10:00.

Rendi  i  ditës:

  • Miratimi  i rendit të ditës,
  • Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mbajtuar të Komisionit me datë 10 dhe 17 maj 2023,
  • Votimi i Raportit plotësues me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për Energjinë,
  • Shqyrtimi i raporteve të Komisioneve kryesore për Projektligjin nr.08/L-nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
  • Shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2024, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave 2024/01,
  • Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 3 mujorin e parë të vitit 2023,
  • Vazhdim-Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-189 për Lotarinë e Republikës së Kosovës,
  •  Diskutim rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin nr.KO190/19 ( i ftuar: Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati),
  • Shqyrtimi i propozimeve të Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika