Valon Berisha, në dy ndeshjet kualifikuese të qershorit, nuk ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës. Momentalisht, Berisha karrierën po e vazhdon në Melbourne të Australisë, por tani gjendet me pushime në Kosovë.
Ai përmes një storie në rrjetin e tij social në Instagram, ka shënuar disa fjalë motivuese, gjithashtu ka theksuar se kombëtarja ka kaluar kohë të vështira.
“Kosovën e dua fortë me zemër dhe për të do e jap shpirtin kurdo që të më kërkohet në fushën e blertë dhe jashtë saj. Kemi kaluar shumë sfida të vështira me kombëtaren, por besoni, keni durim sepse së shpejti do ta kthejmë aty ku ju dëshironi dhe ne e kemi qëllimin. Forca Kosovë, Forca Dardanët. Besa besë për ty atdheu im. I juaji për jetë, Valon Berisha.”, ka shënuar Berisha.