Murati: E kemi gati Ligjin për skemat pensionale dhe do t’u njihet edhe kontributi i punëtorëve të larguar nga puna në vitet 1990

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se e kanë gati Ligjin për skemat pensionale, ku do t’u njihet edhe kontributi i punëtorëve të larguar nga puna në vitet 1990

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, deklaroi se brenda muajit qershor do të miratohet Projektligji i ri për skemat pensionale, bazuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për njohjen e kontributit të punëtorëve të larguar nga puna në vitet 1990.

Murati gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ka thënë se e kanë pranuar aktgjykimin e Kushtetueses për këtë çështje, që sipas tij, do të jetë gati jo më larg se 15 korriku.

“Aktgjykimin në fjalë e kemi pranuar edhe ne. Normalisht që kemi filluar punën për të adresuar shqetësimet dhe konstatimet. Koha ka qenë shumë e shkurtër, nuk është se ka pasur ndonjë konsultë nga Gjykata sa i përket mundësive kohore dhe buxhetore. Ne e kemi shqyrtuar dhe jemi drejt finalizimit të draftit. Jemi duke e shqyrtuar edhe bashkë me departamentin e pensioneve. Bëhet fjalë për implikim të lartë buxhetor. Në njërën nga mbledhjet e Qeverisë do te miratohet si projektligj dhe pastaj është çështja e kapaciteteve zbatuese”, ka thënë Murati.

Ministri i Financave ka theksuar se gjatë këtij muaji plotësim/ndryshimi i Ligjit do të miratohet në Qeveri e më pas do të sillet në Kuvend.

Por kritika pati deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj. Ai ka thënë se i vjen mirë që Kushtetuesja e detyroi Qeverinë të bëjë ndryshime në Ligjin për skemat pensionale, pasi siç thotë Lekaj, një gjë të tillë e kishte propozuar AAK-ja më herët.

“Më vjen mirë që Kushtetuesja ju ka detyruar, pasi ju nuk keni pranuar propozimin tonë. Pse ministër keni qenë kaq të ngurtë dhe të pësojë kjo kategori dhe të mos përfshihen në skema sociale. Nuk guxojmë që çdo ligj ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese për një kokëfortësi nga Qeveria. Ju e keni ditur që është diskriminues. Nuk guxojmë që vetëm Kushtetuesja të caktojë rregullat”, ka thënë Lekaj.

Megjithatë, Murati ka thënë se në aktgjykim thuhet se është dërguar nga Gjykata Supreme. Sipas ministrit, amendamenti i propozuar nga AAK-ja ka paraparë 4 mijë persona, ndërsa sipas tij, me këtë ndryshim do të përfitojnë 100 mijë persona.

“Amendamentin që keni propozuar nuk trajton kërkesat e Kushtetueses për të eliminuar të gjitha diskriminimet për të gjithë kategoritë”, ka thënë Murati raporton KP, përcjell Dukagjini.com.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika