Me 90 vota pro, Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë.
Në LDK është duke u mbajtur një proces i brendshëm zgjedhor në secilën komunë të Kosovës.
Me zgjedhjen e Hysenit në krye të degës, LDK dega në Podujevë, i ka shkëputur rrugët me Agim Veliun, i cili para Shpejtim Bulliqit, ishte kryetar i kësaj komune për disa mandate me radhë.