Ish-sekretari i FFK-së: Fadil Vokrri ishte kundër emërimit të Giresse

Ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka deklaruar se ish-kryetari i Federatës, Fadil Vokrri ishte kundër emërimit të trajnerit Alain Giresse për Kombëtaren e Kosovës, ndërsa ka kritikuar vendimet e kryetarit aktual Agim Ademi, duke përmendur humbjet financiare të mëdha për Federatën

Ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu,

Ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka deklaruar se ish-kryetari i Federatës, Fadil Vokrri, ishte kundër emërimit të selektorit të Kombëtares, Alain Giresse.

“Edhe Fadil Vokrri, kemi pasur kontakte me këtë trajner, e kemi luajtur një ndeshje miqësore, është bërë presion për shkak të emrit. Fadil Vokrri kishte thënë se nuk është personi i duhur për trajner të Kosovës”, ka deklaruar ai në emisionin Debat Plus.

Ai ka kritikuar vendimet e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, duke thënë se shkarkimi Giresse dhe ekspertit gjerman, Michael Ness, ka sjellë humbje financiare të mëdha për Federatën.

“Federata e Futbollit të Kosovës ka humbur qindra mijëra euro me shkarkimin e trajnerit të kombëtares së Kosovës, Alain Giresse. Ju garantoj që dëmi është me qindra, mijëra euro të humbura”, ka thënë ai.

Slaihu ka theksuar se zgjedhjet e bëra nga Ademi nuk ishin të matura dhe se konsultimi i tij me të tjerët nuk ekziston, pasi sipas tij, ai merr vendime “kokë më vete”.

“Është parë qysh në fillim se zgjedhja nuk ka qenë fatlume, unë kam qenë atë kohë aty, kur ka filluar edhe e ka zgjedhur kokë më vete kryetari Agim Ademi. Ai konsultohet kishe me kryesin, por unë e di pak më ndryshe situatën. Nuk mund të themi se faji është vetëm i tij. Për fat të keq kjo sagë po vazhdon, pasi humbjet janë të mëdha për futbollin e Kosovës”, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika