“Vdekje e dyshimtë” në Mitrovicë, një grua gjendet pa shenja jete në liqenin akumulues

Një grua është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së enjtes në liqenin akumulues në Mitrovicë. Policia e Kosovës e cilëson lajmin se “vdekje e dyshimtë”

Një grua është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e së enjtes në liqenin akumulues në Mitrovicë.

Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti.

Sipas tij, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot rreth orës 07:30 Policia ka pranuar informatën, se në zonën e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56 vjeçare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML, për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Policia e Kosovës e cilëson lajmin si “vdekje e dyshimtë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika