Deliu-Kodra: Kurti t’i kërkojë falje Blinkenit

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti ndaj ndërkombëtarëve, duke kërkuar nga ai që të kërkojë falje për deklaratën e tij ndaj sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu – Kodra, në seancën e së enjtes e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për qasjen e tij ndaj ndërkombëtarëve, teksa ka kërkuar nga ai që t’i kërkojë falje sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Sipas saj, populli nuk e ka votuar kryeministrin Kurti që të prishë raportet me aleatët.

“Nëse në këtë pikë jemi të gjithë njëzëri, jemi të shqetësuar me nivelin e bashkëpunimit të qeverisë sonë me partnerët strategjikë. Sot, fatkeqësisht, qeveria e udhëhequr nga Kurti i ka mbyllur dyert në diplomacitë e vendeve mike, me të cilët bashkëpunuam më shumë se dy dekada, për shkak të qasjes avantureske të Albin Kurtit kemi më pak sovranitet në pjesën veriore, kemi më pak shtet. Kemi sulm të partisë në pushtet ndaj KFOR-it, ShBA-së. Shumica e popullit të Kosovës që kanë votuar këtë parti asnjëherë nuk kanë votuar për prishje të raporteve me aleatë”, ka thënë Kodra-Deliu.

Ajo në këtë seancë ka kërkuar lirim të menjëhershëm të policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe.

“8 ditë më parë, forcat serbe rrëmbyen tre zyrtarë policorë. Serbia sikur në raste të tjera bëri shkelje flagrante të sovranitetit të Kosovës. Sot 8 ditë pas, policët tanë po mbahen në paraburgim me akuza të pabaza e trajtim të padinjitetshëm. Thirrja jonë mbetet e njëjtë, lirimi i tyre i pakusht”, ka vijuar ajo.

Të premten e 29 majit, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcat në ndërtesat komunale në veri, është marrë “kundër këshillës” së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë dhe i cili “i ka përshkallëzuar pa nevojë tensionet”.

Në lidhje me këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte reaguar ndaj deklaratës së sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke e cilësuar të padrejtë, të gabuar dhe naive.

Kurti për deklaratën e Blinkenit: E padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika