Përfundon protesta në Graçanicë

Protesta në Graçanicë, përmes së cilës u kundërshtua arrestimi i Dragisha Milenkoviqit, ka përfunduar në mënyrë të qetë.

Kështu raporton ekipi i RTV Dukagjini që gjendet në vend të ngjarjes.

Më herët ishin mbledhur një grup qytetarësh serbë para stacionit policor në Graçanicë, në shenjë proteste ndaj arrestimit të një pjesëtari të komunitetit serb, nën dyshimet për krime lufte.

Ndryshe, të mërkurën, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, shtetas serb, D.M. në Graçaniçë, nën dyshimin se ka kryer krime lufte në Kosovë.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari ka kryer krime lufte gjatë periudhës 1998-1999, në cilësinë e gardianit të burgut dyshohet se ka ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë.

“Ndaj të njëjtit janë siguruar prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë. Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive Policia e Kosovës, me datën 21.06.2023, në orët e paradites, zonën e Graçanicës, ka ndaluar dhe ka shoqëruar në polici të dyshuarin në fjalë”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i janë sekuestruar një armë zjarri-revole e tipit “Zastava” cal.9mm, 136 fishekë të kalibrit 9x19mm, thikë ushtarake e tipit SOG Speciality Knives, shufër metalike “Taiwan” dhe dokumente, vendime, notes dhe telefon personal, etj.

Në konsultim me prokurorin kompetent nga Prokuroria Speciale, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të siguruar nga familja, nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Arrestohet një serb, dyshohet për krime lufte në Kosovë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika