Gërvalla – pjesë e darkës së organizuar nga Borrell

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në darkën joformale në Bruksel, që është e organizuar nga përfaqësuesi i Politikës së Jashtme në BE, Josep Borrell

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të jetë pjesë e darkës me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Darka e organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të shtrohet të mërkurën e 11 majit.

Këtë për Portalin D, e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka thënë se në këtë darkë joformale do të diskutohet për të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat po përballet.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano

“Kjo përfshin situatën në rajon dhe në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, pritshmëritë për anëtarësimin në BE dhe kontekstin më të gjerë gjeopolitik”, ka thënë Stano për Portali D.

Pjesëmarrjen e Gërvallës, për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar edhe kabineti MPJD-së.

“Sot e kemi përfunduar vizitën ne Izrael, e në mbrëmje nisemi për në Bruksel. Po merr pjesë (në darkën joformale të organizuar nga Borrelli)”, ka thënë Sharr Jakupi, shef i Kabinetit të MPJD-së.

Ndërkaq, darka e mëparshme informale ishte zhvilluar në shtator 2021 në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe e para nën mandatin e Borrell kishte qenë vitin e kaluar më 18 maj të vitit 2021.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Zheljko Komsiq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviq ishin ata që morën pjesë në atë darkë joformale, ku ishte diskutuar për situatën në rajon dhe marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor.

Stano për Portali D: Të mërkurën Borell pret në darkë liderët e Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrëse ministrja Gërvalla

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika