Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekreuar Fejzullah Rexhepin si kryetar të ri të Gjykatës Supreme pas takimit me Albert Zogajn, kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Në njoftim thuhet se “Me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Presidentja Osmani ka dekretuar z. Rexhepi, kryetar të ri të Gjykatës Supreme”.
Po ashtu, sipas njoftimit në takim Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e funksionimit të pavarur të sistemit gjyqësor, dhe në veçanti, rolin e Gjykatës Supreme brenda këtij sistemi.
Në këtë drejtim, “Presidentja ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, brenda kompetencave dhe rolit të saj kushtetues për një sistem të drejtësisë të pavarur, funksional, dhe i cili siguron besimin e qytetarëve në të”.