Maltretimi i Milenkoviq ende në kujtesën e ish të burgosurve shqiptarë

Dragisa Milenkoviq ka dalur të enjten para gjykatës, nën dyshimet se gjatë viteve 1998 – 1999, kreu krime lufte. Ai dyshohet të jetë një nga gardianët e burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, i cili maltretoi në mënyra të ndryshme, asokohe të burgosurit politik shqiptar. Kundër arrestimit të tij, gjatë ditës ka pasur protesta në Graçanicë

Dragisa Milenkoviq, një figurë e njohur për ish të burgosurit politik, që gjatë viteve 1998 – 1999, që mbaheshin në burgun Prishtinës dhe atë të Lipjanit.

Të mërkurën, ai u arrestua nën dyshimet për krime lufte dhe torturë ndaj këtyre të burgosurve.

E të enjten, atij iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji.

Isak Shabani, tash deputet në Kuvendin e Kosovës, tregon se ai vet ishte viktimë e torturave të ish gardianit serb.

“Ky Dragisa Milenkoviq ka qenë një ndër ata gardianët që ka përdorur më së shumti torturë ndaj shqitparëve. Ka qenë jashtëzakonisht ekstrem, ka përdorur dhunë, torturë psiqike. Ka qenë ndër ata gardianët më të mëdhenjë, kështu që edhe goditjet apo rrahjet që janë përëdorur ndaj të burgosurve politike kanë qenë jashtëzakonishttë mëdha”, ka deklaruar Shabani.

Rrahjet, Shabani rrëfen se ndodhnin pa arsye.

“Gjatë kthimit nga shëtitorja, e kanë pyetur një të burgosur tjetër i cili kishte sëmundje psiqike, se a është e vërtetë që Isaku po shikon nga ajo dritarja e vogël e qelisë, që mos po e njeh dikënd nga të burgosurit që janë arrestu ndërkohë. Edhe aj ka thënë po, edhe ndërkohë ai i ka ra asaj ziles aty, kanë ardhë gardianët, më kanë marrë dhe më kanë vendosë në atë shëtitoren dhe kanë fillu torturat e jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Ndryshe nga Shabani, që iu gëzua arrestimit të Milenkoviq, në Graçanicë sot kishte protestë.

U kërkua lirimi i tij.

“Pyetja bazë që i bëmë vetes dhe të tjerëve dje është “Kush është i radhës?”. Si të jetosh në një shoqëri ku  pyet veten se kush do të arrestohet më pas? Ne kemi nevojë të jetojmë në liri. Ne jemi përzënë nga qytetet. Gragisha Milenkoviq është vetëm një nga tetë që janë në burg. Këta njerëz janë kryesisht të burgosur politik, nuk i kanë bërë askujt diçka të keqe”, ka thënë Zhivojin Rakoçeviq – Organizator i protestës.

Protesta që u mbajt para stacionit të Policisë, përfundoi e qetë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika