Dy burra shqiptarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga rreth 20 persona në veri të Mitrovicës, disa prej tyre të maskuar.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, njëri prej viktimave ka pësuar lëndime.
“Dy viktimat meshkuj shqiptarë/kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.
Ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 20:00.