Kryetari i Fondacionit “Hasan Prishtina”, Mehmet Prishtina, në një lidhje direkte në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka folur për koncertin që është mbajtur në Vatikan si dhe për takimin e kryeministrit Albin Kurti me Papën.
Prishtina tha që ka shumë dokumente që na duhen, por po na mungojnë studiues.
“Mark Palikaj është duke marrë pjesë si studiues me një pjesë të studimeve dhe unë uroj që gjithë studiuesit të përkushtohen sa më shumë arkivave të Vatikanit, sepse aty qëndron thesari dhe sekreti i kombit tonë shqiptarë”, u shpreh Prishtina.
Drejtori i fondacionit “Hasan Prishtina”, gjithashtu, tregoi pritshmëritë e tij në lidhje se a do ta njohë Vatikani si shtet Kosovën. Ai tha që deri sa të jetë Papë Françesku.
“Por jam i bindur se në një të ardhme të afërt kur do bëhet edhe ndërrimi i posteve, Vatikani do ta njohë shumë shpejt Kosovën”, ka thënë Prishtina.
Gjithashtu, Prishtina thekson se pavarësisht shëndetit të ligë të Papës, ai prapë realizoi takim me kryeministrin Albin Kurti. E kur u pyet se a e ka veçuar Papa kryeministrin Kurti, ai tha se këtë pyetje “ju sygjeroj t’ia parashtroni kryeministrit Albin Kurti”.