Futbollisti profesionist urugaian i cili luan si qendërmbrojtës për klubin e La Ligës Barcelona ka pësuar një përplasje me kokë ditën e martë gjatë ndeshjes, përplasja ndodhi me bashkëlojtarin e tij, Gavi.
Klubi katalunas e kanë konfirmuar se ai është dërguar në spital pas tronditjes.
Ai është përpjekur që të qëndrojë në këmbë pas përplasjes por papritur ka rënë në tokë dhe si shkak i kësaj ndeshja është ndërprerë dhe pastaj ambulanca kaz arritur në fushën e katalunasve Camp Nou që t’i japin trajtimin e duhur futbollistit.
Trajneri i Barcelonës, Xavi është shprehur se gjendja e Araujo do të jetë mirë dhe më pas kishte konfirmuar këtë gjë pas ndeshjes duke thënë “Ne mund të jemi të qetë”.
‘Ai është mirë. Ai ka një tronditje dhe do të qëndrojë brenda natës, por do të jetë mirë,” ka shtuar trajneri i klubit, raporton DailyMail.
Ndeshja përfundoi me fitoren e klubit të Barcelones me rezultat 3-1 kështu duke e siguruar vendin për Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite dhe me një arritje në vendin e dytë në La Liga.
Ronald Araujo is leaving the field in an ambulance after making head-to-head contact with Gavi.
🙏 for @RonaldAraujo_4
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 10, 2022
Klubi i Barcelonës kishte postuar në rrjetin social, Twitter për të konfirmuar tronditjen e qendërmbojtësit.