Kryeministri i vendit, Albin Kurti iu ka përgjigjur përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili është u shpreh i alarmuar me marshimin e pjesëtarëve të FSK-së në Mitrovicën e Jugut gjatë ditës së premte.
Kurti ka thënë se këto janë aktivitete rutinë, dhe planifikuar çdo vit, “për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar”.
Kurti shtoi se përbëhej nga 215 ushtarë që shkonin nga garnizoni “Minatori” në Frashër dhe ktheheshin.
“Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm”, ka shtuar ai.
Today’s exercises by the 3rd Regiment of @KSF_Kosova in South Mitrovica are a routine, annually planned activity, of which KFOR was fully informed. It consisted of 215 soldiers going from the “Minatori” garrison to Frashër and back. Disinformation is dangerous & unacceptable.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 23, 2023
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar dhe lidhur me arrestimin e serbit që dyshohet se e kishte sulmuar KFOR-in gjatë protestave në veri të Kosovës.
“Bazuar në provat e shumta dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe të drejtat e procesit të rregullt ligjor, Policia ka arrestuar një person në N. Mitrovicë për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan më 29 maj”, ka shkruar Kurti.
Tutje ai ka thënë se si kryeministër i një shteti demokratik nuk ka asnjë përfshirje në krim, hetimet dhe arrestimet.
Based on abundant evidence & in compliance w/🇽🇰 Criminal Procedure Code & due process rights, Police arrested one person in N. Mitrovica for assaulting @NATO_KFOR soldiers in Zvecan on May 29. As PM of a democratic state, I have zero involvement in crim. investigations & arrests.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 23, 2023
Tutje kreu i ekzekutivit ka thënë se përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm ndez tensionet dhe ndihmon ata që kërkojnë t’i përshkallëzojnë ato.
“Një thirrje për të gjithë: ju lutemi konfirmoni burimet tuaja dhe prisni informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve ose parashikimin e ngjarjeve”, ka shkruar ai.
Spreading panic & false claims only inflames tensions & helps those who seek to escalate them. A call to all: please confirm your sources & wait for official information from Kosova institutions before you decide to engage publicly in transmitting news or predicting the events.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 23, 2023