Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla iu ka përgjigjur përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili është u shpreh i alarmuar me marshimin e pjesëtarëve të FSK-së në Mitrovicën e Jugut gjatë ditës së premte.
“A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n?”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Twitter.
Gërvalla ka thënë tutje se Policia ka prova të qarta se personi i arrestuar sot ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s më 29 maj.
“Arrestimi u bë në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kështu që nuk ka asgjë jashtëgjyqësore”, ka shtuar ajo.
Is the EU calling for impunity for those who attacked NATO?
The police has clear evidence that the person arrested today participated in attack against NATO on 29 May.
The arrest took place based on Art.71 of Kosovo’s Criminal Procedure Code so there’s nothing extra-judicial. https://t.co/LSqvIHrvf0
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 23, 2023