SHBA-ja sanksionon agjentët rus që tentuan të ndikojnë në zgjedhjet amerikane

Dy oficerët, Yegor Popov dhe Alexey Sukhodolov, u akuzuan nga Departamenti i Drejtësisë në prill, me pretendimin se ata punuan për të minuar proceset demokratike në SHBA dhe vende të tjera, nëpërmjet një rrjeti bashkëpunëtorësh

Flamuri i SHBA-së valëvitet jashtë Ambasadës së SHBA në bulevardin Novinsky në qendër të Moskës në vitin 2021.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur sanksione ndaj dy agjentëve të inteligjencës ruse që u përpoqën të ndikonin në zgjedhjet lokale në SHBA, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Dy oficerë të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), të akuzuar së fundmi nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, luajtën një rol të rëndësishëm në përpjekjet e Kremlinit për të kryer “operacione globale të ndikimit malinj”, sipas një deklarate të botuar më 23 qershor, raporton Radio Evropa e Lirë.

Dy oficerët, Yegor Popov dhe Alexey Sukhodolov, u akuzuan nga Departamenti i Drejtësisë në prill, me pretendimin se ata punuan për të minuar proceset demokratike në SHBA dhe vende të tjera, nëpërmjet një rrjeti bashkëpunëtorësh.

SHBA-ja akuzon Kremlinin për përdorimin e rrjeteve të tilla shfrytëzimin e ndarjeve sociale, për të minuar besimin në proceset demokratike dhe për të inkurajuar pikëpamjet politike anti-amerikane dhe antidemokratike.

Si pjesë e përpjekjeve të tij, Kremlini shpesh përdor mediat sociale si një mjet për të përhapur dezinformata, për të ngatërruar dhe mashtruar qytetarët globalisht, përfshirë qytetarët amerikanë, në mënyrë që të arrijë qëllimet operacionale dhe gjeopolitike të Rusisë.

Departamenti pretendon se Popov dhe Sukhodolov kanë punuar me Alexandr Ionov, shtetas rus i akuzuar për kryerjen e aktiviteteve shumëvjeçare për të përdorur grupe politike në Florida, Gjeorgji dhe Kaliforni, për të ndërhyrë në zgjedhje.

Ionov u akuzua së bashku me Natalya Burlinovën dhe organizatat e tyre përfunduan në listën e sanksioneve të OFAC, e cila mbahet nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së, sepse ato vepronin në emër të autoriteteve ruse.

Departamenti amerikan i Thesarit ka akuzuar Rusinë për rekrutimin e njerëzve dhe grupeve në mbarë botën, të cilët janë të pozicionuar mirë për përhapjen e dezinformatave dhe për të destabilizuar më me sukses shoqëritë demokratike.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë kërcënime ndaj demokracisë sonë dhe veprimi i sotëm është pjesë e një përpjekjeje e të gjithë qeverisë, për të mbrojtur sistemin tonë të qeverisjes përfaqësuese”, tha Brian Nelson, nënsekretari i Departamentit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare.

Departamenti nuk theksoi se për cilat zgjedhje specifike bëhej fjalë, në të cilat rusët dyshohet se u përpoqën të ndikonin.

Sanksionet nënkuptojnë ngrirjen e të gjitha aseteve në SHBA, të cilat i zotërojnë individët, si dhe ndalimin e të bërit biznes me ta për të gjithë personat që gjenden në SHBA.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika