Udhëheqësi mercenar i Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka bërë të ditur në kanalin e tij Telegram duke thënë se ka rënë dakord të “ndalojë” lëvizjen e trupave të tij që po përparojnë drejt kryeqytetit rus.
Kjo erdhi pasi, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka zhvilluar bisedime me kreun e grupit mercenar Wagner, gjatë të cilave Prigozhin ra dakord të ndalojë trupat e tij dhe të “de-përshkallëzojë situatën”, shkruan BBC.
“Prigozhin pranoi propozimin e Lukashenkos për të ndaluar lëvizjen e Wagner në territorin rus dhe për hapat e mëtejshëm për të de-përshkallëzuar tensionet”.
Ai tha gjithashtu se ishte “e mundur për të gjetur një variant të pranueshëm të de-përshkallëzimit të situatës me garanci sigurie për luftëtarët e “Wagner”.
Ndërsa, siç shkruan Associated Press, Prigozhin ka thënë se ndërsa njerëzit e tij janë vetëm 200 kilometra nga Moska, ai vendosi t’i kthejë ata për të shmangur “gjakderdhjen ruse”.
Ai nuk tha nëse Kremlini i është përgjigjur kërkesës së tij për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Kremlini.
Njoftimi vjen pas një deklarate nga zyra e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, duke thënë se ai kishte negociuar një marrëveshje me Prigozhin pasi kishte diskutuar më parë këtë çështje me Putin.