Shiu i rrëmbyshën ka përfshirë Komunën e Pejës gjatë orëvë të mbrëmjës të së shtunës. Nga reshjet e dendura të shiut është vërshuar qyteti i Pejës. Ku sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes shihet se qarkullimi është vështirësuar, në rrugët e qytetit.
Në lidhje më këtë, ka folur për Radio Dukagjinin nënkryetari i komnuës, Fatmir Asllani.
“Kemi disa ankesa nga qytetarët që na i kanë bërë disa telefonat dhe na kanë dërguar disa video nga vërshimet. Ne kemi evidentuar lokacionet ku ka vërshime ekipet emergjente janë në terren edhe janë duke vazhduar me evituar se çka mundim me nxjerrë sepse është duke rënë një shi mjaft i madh”, ka thënë Asllani.
Dukagjini do të ju mbaj të informuar në kohë për çdo zhvillim atje.