Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në një interval të shkurtër kanë bërë që të vërshohen rrugët në rrugët në Pejë, duke mbuluar gati edhe veturat në rrugë.
Në lidhje me këto vërshime për Radio Dukagjinin, Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik ka thënë se edhe gjatë ditës së diel pritet të jetë mot i njëjtë gjatë orëve të paradites, ndërsa pasdite do të këtë shkarkime të rrufeve.
“Kolegia që gjendet në terren ka raportuar që në një interval të shkurtër kohë kemi pasur sasi të mëdha të reshjeve. kështu ato reshje kanë rezultuar me vërshime lokale. Reshje kemi pasur dhe në shumë vende të Kosovës. Por intezitet me i vogël. Nesër parashihet mot i ngjashme ndërsa pas ditës me shkarkime rrufesh”, ka thënë Aliu.
Gjithashtu edhe nënkryetari i komunës, Fatmir Asllani, është deklaruar për këto vërshime.
“Kemi disa ankesa nga qytetarët që na i kanë bërë disa telefonat dhe na kanë dërguar disa video nga vërshimet. Ne kemi evidentuar lokacionet ku ka vërshime ekipet emergjente janë në terren edhe janë duke vazhduar me evituar se çka mundim me nxjerrë sepse është duke rënë një shi mjaft i madh”, ka thënë Asllani për Radio Dukagjinin.
Dukagjini do të ju mbaj të informuar në kohë për çdo zhvillim atje.