Një grua është gjendur e vdekur në qytetin e Pjekës, si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë këtë qytet.
Këtë e ka konfirmuar për RTV Dukagjini, nënkryetari i Komunës së Pejës, Fatmir Asllani.
Ekipet e RTV Dukagjini vazhdojnë të jenë në qytetin e Pejës për të raportuar lidhur me situatën e krijuar pas vërshimeve.
Ndërsa Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se pas reshjeve të shiut në lagjën ”Asllan qeshme” një fëmijë ka humbur jetën dhe nëna e tij është e zhdukur.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan qeshme” njё fёmijё ka humbur jetën ndërsa nëna e tij ёshtё e zhdukur. Pas kërkimeve nga njësitet Policore rreth orё 01:20, tёdatës 25.06.2023, ёshtё gjetur personi i zhdukur femër , vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.
Dyshohet se tre persona janë zhdukur si pasojë e vërshimeve në Pejë