Ministri Mehaj pas vërshimeve në Pejë: Ekipet e kërkim-shpëtimit janë nisur për Pejë

Pas reshjeve të dendura të shiut dhe vërshimeve në qytetin e Pejës, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ekipet e kërkim-shpëtimit janë nisur për në Pejë për të ndihmuar qytetarët. FSK është në dispozicion për tejkalimin e situatës

Foto nga Arkivi, FSK

Pas reshjeve të dendura të shiut dhe vërshimeve në qytetin e Pejës ku po dyshohet edhe për disa viktima, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë me dije se tashmë ekipet e kërkim-shpëtimit janë nisur për në Pejë për t’ju dalur në ndihmë qytetarëve.

Tutje Mehaj ka thënë se FSK është në dispozicion të plotë për tejkalimin e situatës.

‘’Të nderuar qytetarë, Njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë.

Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë’’, ka shkruar Mehaj.

Gjendet e vdekur një grua në Pejë, shkak vërshimet

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika