Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar në lidhje me vërshimet që kanë përfshirë qytetin e Pejës.
Muhaxheri është shprehu i tronditur më ato çka ka ndodhë në Pejë, gjatë mbrëmjes të së shtunës, si pasojë e vërshimeve. Ku një fëmijë dhe njw grua kanw humbur jetën, jetën si pasojë e kërrë vërshimeve.
“Jam shumë i tronditur për rastin tragjik që ka ndodhur sonte në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku ka pasur edhe humbje jete të çmuara! Kjo është një situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë. Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë. Ndihma në kohë të vështira është thelbësore. Ekipet tona janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.