Populli grek do t’u drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri me 300 deputetë, këtë të diel.
Në votime marrin pjesë 42 subjekte politike, prej të cilëve, sipas sondazheve të fundit, në parlament do të hyjnë 4-8 formacione politike.
Sondazhet kryesohen ndjeshëm nga Demokracia e Re e Qyriakos Mitcotaqis, i ndjekur nga Syriza e Aleksis Cipras dhe Pasok me në krye Niko Andrulaqis.
Deri në orën 09:15, sipas orës lokale, procesi ishte hapur në të gjithë qendrat e votimit. Janë vënë re vonesa në paraqitjen e disa anëtarëve të komisioneve zgjedhore, por Ministria e Brendshme njoftoi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit.
Analistët thonë se e diela e dytë pritet të ketë pjesëmarrje edhe më të vogël se procesi i 19 majit, pasi qytetarët pritet të preferojnë t’u drejtohen plazheve të shumta të vendit, edhe për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë këto ditë në territorin e vendit. /Top Channel.