Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar tre të dyshuar, pasi kanë rrëmbyer e më pas edhe dhunuar viktimën kosovare në Obiliq.
Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
“RREMBIM/DHUNIM- Obiliq, 24.06.2023-NN. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë rrëmbyer e me pas edhe dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.