“Nusen e gjetëm në bodrumin e një shtëpie, e djalin e zuri një pjesë që rrëshqiti nga kodra”, familjari jep detaje për rastin në Pejë

"Shi ka rënë, ka rrëshqit një pjesë e kodrës, e ka nxënë djalin, u mbush te ky vëllai plot ujë, derisa e ka mbajtur muri, kur se ka mbajt u fut uji, mezi i kemi shpëtuar dy fëmijë të tjerë, jemi munduar që ta shpëtojmë nusen se atë voglin se kemi pa askund hiç"

Foto ilustruese

Gjatë mbrëmjes të së shtunës, si pasojë e vërshimeve, në qytetin e Pejës kanë mbetur të vdekur dy persona, një grua dhe një fëmijë, të cilët ishin nënë e bir.

Për këtë ka dhënë detaje një anëtar i familjes së tyre (familjes Ademaj). Ai ka thënë se një pjesë e kodrës ka rrëshqitur duke e zënë djalin 5 vjeç. Ndërsa gruan ka thënë se e kanë gjetur në një bodrum të një shtëpie.

“Shi ka rënë, ka rrëshqit një pjesë e kodrës, e ka nxënë djalin, u mbush te ky vëllai plot ujë, derisa e ka mbajtur muri, kur se ka mbajt u fut uji, mezi i kemi shpëtuar dy fëmijë të tjerë, jemi munduar që ta shpëtojmë nusen se atë voglin se kemi pa askund hiç, pastaj e kemi gjetur në një shtëpi të kojshive, nusen e kemi gjetur në të tretën shtëpi në bodrum”, ka thënë familjari për KSP.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka theksuar se vdekja e dy qytetarëve si pasojë e vërshimeve ka tronditur gjithë Kosovën.

“Humbja e dy qytetarëve tanë si pasojë e vërshimeve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën. I shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve, kryetarit të Komunës z. Gazmend Muhaxheri dhe gjithë qytetarëve të komunës së Pejës për këtë humbje të madhe e kaq tragjike”, ka shkruar Osmani.

Gjithashtu, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me vërshimet që kishin përfshirë qytetin e Pejës. Kurti ka thënë se kjo është humbje e madhe për Kosovën, duke shprehur ngushëllimet e tij dhe të Qeverisë familjes dhe miqve të viktimave.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetëve të dy qytetarëve tanë, Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj, nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë. Kjo humbje e madhe për familjet Ademaj dhe Hoxhiq është humbje e madhe për vendin tonë. Në këto ditë të rënda, dhembjen e ndajmë bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika