Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar lidhur me vërshimet e së shtunës në Pejë.
Ambasadori Szunyog është shprehur i pikëlluar për vdekjen e dy personave, nënë e bir, si pasojë e këtyre vërshimeve.
“Ngushëllime të përzemërta familjes së viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve dhe shërim të shpejtë të zonës së prekur. Falënderoj reagimet e para, policinë dhe FSK-në”, ka shkruar Szunyog.
Deeply saddened by the tragic loss of two lives due to flooding in Peja/Peć last night. Heartfelt condolences to the family of the victims, speedy recovery to the injured &prompt recovery of the affected area. Thank you to the first responders, the police & KSF. 🇽🇰 🇪🇺
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) June 25, 2023
.