Pushtetin e kanë për herë të parë.
Prandaj, komunarët e rinjë të Zubin Potokut dhe Zveçanit, sfidat i kanë më të mëdha.
Vështirësitë i ka rritur edhe puna jashtë objekteve komunale.
Mirëpo, në gjithë këtë sfidë, ato kanë gjetur mbështetje tek dy komuna me më shumë përvojë.
Përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit, Vushtrria do ta asistoj Zubin Potokun, e Drenasi Zveçanin, në aktivitete financiare dhe të prokurimit.
“Duke marrë parasysh se zyrtarët që i ka brenda në institucione i ka të pa çertifikuar, siç është zyrtari kryesor financiar, zyrtari i prokurimit publik, edhe zyrtarët e tjerë, atëherë ne kemi marrë obligim si komunë e Vushtrrisë që bazuar në këtë marrëveshje t’i ndihmojmë komunës së Zubin Potokut në këto fusha”, ka thënë Ferit Idrizi – Kryetar i Vushtrrisë.
Këtë ndihmë të vushtrriasve, e ka mirëpritur i pari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
“Neve ato kapacitete nuk kemi arritur t’i kemi. Mirëpo, komuna e Vushtrrisë është në funksion e sipër në të gjitha kryerjet e punëve edhe sa i përket zyrës së prokurimit, zyrës juridike dhe disa të tjera. Është pra në gjendje që me të gjitha kapacitetet të na ndihmoj, qoftë me dokumentacione, buxhet dhe të tjera, që të jemi në vija ligjore”, ka thënë Izmir Zeqiri – Kryetar i Zubin Potokut.
E kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tregon se zyrtarët e saj nuk do të paguhen shtesë për shërbimet e reja të cilat do t’i kryejnë
“Kjo i ka dy të mira. Nën një, i kryen punë drejtpërdrejtë dhe teknikisht prej zyrtarëve tonë dhe e dyta, zyrtarët e tyre mësohen sepse janë afër zyrtarëve tonë. Do të thotë, çdo punë do të kryhet në prezencën e tyre. Në qoftëse shembull do të përgatitet një formular për tenderim, atëher kanë me qenë bashkë me zyrtarin e tyre edhe do t’i shohin procedurat se si shkojnë”, ka thë Idrizi.
Marrëveshja është e bazuar në ligjin për vetqeverisje lokale.
Zubin Potoku dhe Zveçani janë duke u përballur edhe me sfidën e buxhetit, pasi ai prej muajsh është bllokuar.
Televizioni Dukagjini ka dërguar pyetje për këtë çështje në ministrinë e financave, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.
Komuna e Zubin Potokut dhe ajo e Zveçanit, kanë arritur marrëveshje me komunat e Vushtrrisë dhe Drenasit, që t’u asistojnë atyre në disa prej punëve që nuk mund t’i kryejnë vet. Ndër to, aktivitete të prokurimit, si dhe procedura të tjera që kërkojnë zyrtarë të çertifikuar. Ndihma, është mirëpritur nga kryetarët e rinjë, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci